Flash News

KRYESORE

24 vjeçari italian përplas 3 çiklistët shqiptarë, ndërron jetë njëri prej tyre

24 vjeçari italian përplas 3 çiklistët shqiptarë,

Një 24-vjeçar italian ka aksidentuar tre shqiptarë të cilët po shkonin në punë me biçikletat e tyre.

Si pasojë e këtij aksidenti  një 26 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerët kanë përfunduar në spital.

Sipas medieve lokale, autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa ka ndaluar disa kilometra më larg për t’i rregulluar gomën makinës. Autori është identifikuar nga policia dhe i janë vënë prangat pranë shtëpisë në Caserta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit disa ditë më parë, por u raportua sot nga mediat italiane. Sipas policisë italiane, 26-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëherëshme, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë lëndime e plagë të llojeve të ndryshme në trup.

Të fundit