Flash News

KRYESORE

24-vjeçari vret tre fëmijët, gruan dhe gjyshen, vetëdorëzohet në polici

24-vjeçari vret tre fëmijët, gruan dhe gjyshen,

Anthony Robert Harvey, 24 vjeç akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të tij, bashkëshortes dhe gjyshes në shtëpinë e tij në Australinë Perëndimore.

Trupat e Mara Lee Harvey, 41 vjeç, dy binjakeve dyvjeçare Alice dhe Beatrix, Charlotte 3-vjeç dhe gjyshes Beverley Quinn, 73 vjeçe u zbuluan nga policia në Perth të dielën.

Vdekjet u shkaktuan nga një mjet i prehtë dhe thika tha policia, shkruan The Australian.

Zyrtari i policisë, Chris Dawson, tha se mendohej se Mara Lee dhe fëmijët u vranë në shtëpi, në periferi të Bedford, më 3 shtator.

Ndërsa gjyshja, sipas zyrtarit të lartë të policisë u vra pasi shkoi në shtëpinë ditën tjetër. Policia raportoi se autori i krimit u dorëzua më pas në polici duke rrëfyer dhe krimin që kishte kryer.

Të fundit