Flash News

KRYESORE

243 vatra zjarri në mbarë Shqipërinë, Olta Xhaçka: Nuk mund të ketë asnjë alibi dhe justifikim

243 vatra zjarri në mbarë Shqipërinë, Olta Xhaçka:

Akoma në pranverë por në Shqipëri deri më tani për këtë vit janë shënuar 243 vatra zjarri.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në një deklaratë për median u shpreh se zjarret janë të qëllimshme dhe se nuk ka justifikim për të.

“Nuk mund të ketë asnjë alibi dhe as justifikim për zjarret në 12 prefektura të vendit. Shqipëria është e fëmijëve tanë dhe të gjithë bashkë duhet të mbrojmë pasurinë e përbashkët dhe të sigurojmë jetën e familjeve tona”, u shpreh Xhaçka ndër të tjera.

Madje Xhaçka bën përgjegjëse opozitën për këto ngjarje.

“Në një muaj janë djegur 245 hektarë pyje dhe kullota. Gjatë muajit mars janë shënuar plot 243 vatra zjarri, të shpërndara gjeografikisht në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Mesatarisht 8 vatra zjarri në ditë, edhe pse temperaturat kanë qenë nën 20 gradë, e madje në shumë prej këtyre zonave shumë më poshtë se aq. Këto zjarre janë ndezur qëllimisht dhe janë akte kriminale. Në pjesën dërrmuese këto janë akte të pastra vandalizmi, për mos ju vënë akoma një emër tjetër në mungesë të provave konkrete që do t’i zbulojnë hetimet. Janë akte që për nga logjika e natyra u ngjajnë si dy pika uji atyre sulmeve me kallëpe tritoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, që ndoshta si për rastësi kanë ndodhur po gjatë të njëjtës periudhë”, u shpreh ndër të tjera ministrja.

Të fundit