Flash News

KRYESORE

25 mijë dollarë për lobim, Gazmend Bardhi: Prokurori më tha nuk kam asnjë pyetje për ty

25 mijë dollarë për lobim, Gazmend Bardhi: Prokurori më tha

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së thotë se kjo forcë politike ka paguar vetëm 25 mijë dollarë për lobim. Në emisionin “Opinion” ai ka thënë se gjithë të tjerat janë mashtrim, ndërsa sipas tij deklaratat nga prokuroria janë bërë për politikë.

“Prokurori po heton mënyrën se si PD ka deklaruar shpenzimet e veta pranë KQZ. Ajo që thotë organi i prokurorisë është një mashtrim, ka dalë në konkluzione pa përfunduar hetimet. Të dalësh me konkluzione përfundimtare do të thotë që ti po përdoresh. PD ka paguar aq sa ka deklaruar në KQZ, 25 mijë dollarë. Prokuroria ka gjithë dokumentacionin që ka ardhur nga jashtë”.

Bardhi ishte një nga njerëzit që u thirr nga organi i akuzës për të dhënë shpjegime për këto kontrata, ndërsa tha se prokurori nuk i kishte bërë asnjë pyetje. “Prokurori më kishte thirrur për të pyetur. Më tha nuk kam asnjë pyetje për ty. Isha ftuar si person që kisha dijeni, unë jam zgjedhur sekretar në 2019 ndërkohë që kjo ngjarje ka ndodh në 2017”, theksoi Bardhi.

https://www.youtube.com/watch?v=nT-kEM6Lyos

Të fundit