Flash News

KRYESORE

25 raste me covid-19 në 24 orë, vjen reagimi nga PD: Ilustrim i dështimit të qeverisë në marrjen e masave

25 raste me covid-19 në 24 orë, vjen reagimi nga PD: Ilustrim i

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar pasi ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 25 raste të reja me covid-19.

Sipas Bardhit, këto të dhëna janë ilustrimi i dështimit të qeverisë në marrjen e masave për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, sidomos në fasoneri dhe call center, të cilësuara si vatrat kryesore të infeksionit.

“REFUZIMI PER TE FINANCUAR BIZNESIN NGA FALIMENTIMI SJELL RRITJE TE TE INFEKTUARVE NE VEND

25 të infektuar të rinj me Covid-19 të publikuar sot janë ilustrimi kokëfortë i dështimit të qeverisë në marrjen e masave për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Shumica e tyre, 15, janë të rinj që punojnë në call center. Është e njëjta vatër e rrezikshme si fasonët, që u lanë të hapura vetëm e vetëm që qeveria të mos mbulonte asnjë qindarkë pagat e tyre. Ne e kemi thënë me zë të lartë që në fillim se fasonët dhe call centers janë 2 vatra të mëdha rreziku, pasi infektimi përcillet masivisht tek familjarët e të njohurit! Ato nuk u ndihmuan me asnjë qindarkë nga qeveria, duke i lënë në vështirësi serioze financiare e sidomos duke rrezikuar shëndetin! Kjo nuk është thjesht papërgjegjëshmëri, pasi vatra të tilla janë kthyer në fakt kokëfortë të politikës kriminale në një situatë pandemie, ku shëndeti i qytetarëve duhet të jetë i pari. Edi Rama do të mbetet në histori si inividi që shfrytëzoi një pandemi për të fituar përmes tenderash sekretë e me cmime stratosferike, që dha fare pak lëmoshë si kompensim për shkatërrimin ekonomik që i solli biznesit e familjeve shqiptare, e sidomos me makutërinë për të mos kompensuar sipërmarrje si call centerat apo fasonët, që u kthyen në vatra të rrezikshme infektimi me Covid-19”, shkruan Bardhi.

Të fundit