Flash News

KRYESORE

25 urdhërarreste edhe për biznesmenë të mëdhenj, Rama reagon përpara Prokurorisë: Do ju gjejë belaja

25 urdhërarreste edhe për biznesmenë të mëdhenj, Rama

13 persona janë arrestuar dhe 12 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni që po godet një skemë mashtrimi me ribursimin e tvsh-së. Deri më tani, informacionet që kanë raportuar gazetarët kanë ardhur në rrugë jo zyrtare, ndërkohë që Prokuroria dhe Policia nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë. Gjithsesi, kryeministri Edi Rama nuk ka pritur reagimin zyrtar të këtyre institucioneve, por nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ kërkon që të mos luhet me taksat sepse në të kundërt biznesmenët do i gjejë belaja.

“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, shkruan kryeministri Rama.

Burimet bëjnë me dije se në mesin e të arrestuarve janë edhe disa biznesmenë të njohur, ndërkohë që operacioni është shtrirë në disa qytete.

Të fundit