Flash News

KRYESORE

25-vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës, Berisha: Dua të gjenden fajtorët! Fatos Klosi nuk hetoi

25-vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës, Berisha: Dua të gjenden

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë 25 vite pas zhdukjes së mistershme të biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha.

I akuzuar se ka patur lidhje me zhdukjen e biznesmenit, pasi Hoxha dispononte videon e takimit mes Berishës, Sllobodan Millosheviç dhe Kiro Gligorov, ish-kryeministri shqiptar është shprehur se do donte që çështja të zbardhej.

I ftuar në emisionin “Kojshia Show, Berisha nuk ka kursyer as akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Fatos Klosi.

 “Kisha pas shumë dëshirë të gjenden fajtorët. Unë jam përpjekur, dhe në të gjitha rastet kam mbajtur qëllimin më serioz dhe më transparent ndaj tij. Atë çka unë ndiej keqardhje është politizimi. Njeriu i parë që më ka ngritur problemin ka qenë Adem Demaçi, dhe sa e ka ngritur ai çështjen unë kam thirrur shefat e policisë, SHISH dhe kam kërkuar të bëhet çdo hetim ndaj tij.

Më vonë, ata që erdhën, Fatos Klosi, nuk bëri asnjë hetim. Ai është një terrorist, ai ka krime gjatë luftës në Kosovë. Ky njeri nuk bëri asnjë hetim. Janë bërë arrestime kryekëput politike, dhe gjykata mbrapa i ka gjetur këto hetime të paligjshme. U tha se ky ka marrë pjesë apo ka qenë në grupin atentator të Gligorovit. Shërbimet e vendeve të rajonit shpenzonin miliona dollarë për mbrojtjen e Gligorovit. Keqardhje që ai nuk është gjetur. Siç duket ai nuk ekziston më, por zgjidhja e problemit është jashtëzakonisht e rëndësishme”, është shprehur Berisha.

Kujtojmë se, biznesmeni Remzi Hoxha u rrëmbye nga agjentë të SHIK-ut, për t’u rrahur deri në vdekje, e më pas deri në zhdukjen e tij. Po ashtu, zhdukja e Remzi Hoxhës, pasoi me një seri vdekjesh të mistershme, të personave që kishin dijeni për ngjarjen.

Të fundit