All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

25 vjet pas vdekjes, drejtoresha e Teatrit ‘Migjeni” kërkon falje publike për Tano Banushi: Më bren ndërgjegjja

All - Paragraf - 1

25 vjet pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur të humorit shkodranë, Tano Banushi është drejtoresha aktuale e Teatrit “Migjeni” në Shkodër që kërkon falje publike.

All - Paragraf - 3

Një ditë pas përvjetorit të 25-të të ndarjes së tij nga jeta, Rita Gjeka kërkon falje publike për kohën kur trupi i tij nuk u lejua të hynte në ambientet e teatrit për arsye politike.

“Ditën që ai ndërroi jetë nuk u krye asnjë homazh për të për arsye politike. Ka 25 vjet që më brengos një gjë shumë e rëndë dhe na takon sot të kërkojmë falje, sepse 25 vjet më parë nuk u lejua për të bërë homazhe. Mbaj mend që ditën e varrimit, makina e ceremonisë mortore makina u soll rreth teatrit”, shprehet drejtoresha, e cila thekson se këtë vit, në kuadër të 60-vjetorit të estradës është parashikuar të përkujtohet përmes aktiviteteve aktori i Tano Banushi.

Të fundit