Flash News

KRYESORE

25 zakone të çuditshme dhe 'fatsjellëse' për të pritur Vitin e Ri. Në Kili flenë në varreza

Kur bëhet fjalë për kremtimet e Vitit të Ri, njerëzit kanë ca prej traditave më të çuditshme. Disa hedhin bukë, të tjerë djegin dordolecë e ca të tjerë ndeshen me grushte për fat të mirë.

Ja 25 traditat më të çuditshme për festimin e Vitit të Ri nga e gjithë bota.

  1. Pjata të thyera (Danimarkë)

Në Danimarkë ata i ruajnë të gjitha enët dhe pjatat e papërdorura për 31 dhjetorin, kur ata me dashuri i thyejnë në dyert e shtëpive të miqve dhe familjarëve të tyre.

  1. Djegia e dordolecit (Ekuador)

Në Ekuador e festojnë Vitin e Ri duke djegur në mesnatë dordolecë të mbushur me letër. Ata gjithashtu djegin edhe fotografitë e vitit të shkuar. Të gjitha në emër të fatit të mirë

  1. Ngrënia e rrushit (Spanjë)

Në Spanjë, tradita e Vitit të Ri për fatin e mirë rrotullohet rreth rrushit. Nëse arrin të fusësh 12 kokrra rrush në gojë, në mesnatë, e ke siguruar fatin e mirë për vitin tjetër.

22 Gjërat e rrumbullakëta (Filipinet)

Në Filipine vëmendja është te paraja. Ata besojnë se gjithçka duhet të jetë e rrumbullakët, një farë përfaqësimi i monedhave dhe të sjellin fat. Ushqim i rrumbullakët, veshje të rrumbullakëta, etj.

  1. Brekçat me ngjyrë (Amerika e Jugut)

Në disa vende të Amerikës së Jugut, të veshurit të të brendshme me ngjyrë përcakton fatin tënd për vitin tjetër. Të brendshme të kuqe do të thotë që ti do të gjesh dashurinë. E florinjta nënkupton pasuri, dhe e bardha simbolizon paqen.

  1. 108 kumbime (Japoni)

Në Japoni ju bien kambanave 108 herë, sipas besimit budist që kjo sjellë pastërti. Gjithashtu, mendohet se është mirë që Vitin e Ri ta presësh me buzëqeshje, sepse të sjellë fat.

  1. Festivali Takanakuy (Peru)

Çdo fund dhjetori, njerëzit në këtë fshatin e vogël peruan zihen me grushte për të sqaruar moskuptimet e tyre. Pastaj e fillojnë Vitin e ri nga e para, pa hatërmbetje.

  1. Hedhja e akullores (Zvicër)

Në Zvicër e festojnë Vitin e Ri duke hedhur akullore në tokë.

  1. Hedhja e monedhës (Rumani)

Në Rumani hedhin monedha në lumë, për fat.

16. Kovat me ujë (Porto Riko)

Në disa pjesë të Porto Rikos hedhin kova me ujë nga dritarja, për të larguar shpirtrat e këqij.

  1. Mos harroni lopët (Belgjikë)

Në Belgjikë ata e marrin shumë seriozisht gjedhin. Aq seriozisht, sa fermerët i urojnë lopët e tyre për vitin e ri.

  1. Monedha të ëmbla (Bolivi)

Në Bolivi, në ëmbëlsira futet një ëmbëlsirë dhe ai që e gjen ka fat të mirin vitin që vjen.

  1. Petulla të ëmbla (Francë)

Francezë i pëlqejnë gjërat të thjeshta dhe të ëmbla. Çdo vit ata konsumojnë një pirg me petulla të ëmbla.

  1. Valixhet (Kolumbi)

Në Kolumbi, ecin gjithë ditën me valixhen në krahë, me shpresën se viti tjetër do të jetë i mbushur me udhëtime.

  1. Hedhje së larti (Danimarkë)

Në Danimarkë njerëzit hipin mbi karrige dhe ‘hidhen’ ne vitin e  ri për të sjellë fat të mbarë.

  1. Lerosje me pudër (Tajlandë)

Përveç hedhjes së kovave mbi njëri tjetrin, në Tajlandë festuesit gjithashtu e lerosin njëri tjetrin me pudër gri.

  1. Fjetje në varreza (Kili)

Në Kili familjet e kalojnë natën në shoqërinë e të dashurve që nuk jetojnë më duke fjetur në varreza.

  1. Pëshpëritje kafshësh (Rumani)

Ashtu si edhe në Belgjikë, fermerët rumunë mundohen të komunikojnë me lopët e tyre. Nëse arrijnë tja dalin do të thotë që vitin e ardhshëm do të kenë fat.

  1. Fuqia e bukës (Irlandë)

Në Irlandë për të hequr shpirtrat e këqij qëllojnë muret me bukë.

  1. Hedhja e mobilieve (Afrika e Jugut)

Në disa zona të Afrikës së Jugut hedhin nga dritarja mobiliet e vjetra.

  1. Pemë të ngrira (Siberi)

 

Normalisht në Siberi njerëzit hidhen në liqenin e ngrirë duke mbajtur trungje pemësh.

  1. Enëza metali

Në Finlandë e parashikojnë vitin që vjen duke derdhur kallaj të shkrirë në një kovë me ujë dhe interpretojnë format që formohen.

  1. Djegia e shëmbëlltyrave

Në Panama, tradita e Vitit të Ri për fat të mirë djegin shëmbëlltyrat e të gjithëve dhe kujtdo që është i famshëm.

  1. Këmba e mbarë (Skoci)

Në Skoci personi i parë që kalon pragun e një shtëpie në vitin e ri duhet të ketë me vete një dhuratë, për fat të mbarë.

  1. Ngrënie për bollëk (Estoni)

Në Estoni fokusi është tek e ngrëna. Atje ditën e Vitit të Ri hahen 7 vakte, për të siguruar bollëk në vitin e ri.

Të fundit