Flash News

KRYESORE

250 milionë lekë do të investoheshin për konviktet në 2018-ën, ku përfunduan fondet e qeverisë?

250 milionë lekë do të investoheshin për konviktet në

Një fond i posaçëm është parashikuar gjatë vitit 2018 për rehabilitimin e konvikteve në qytetin studenti, por deri në muajin tetor, pra pak para nisjes së protestave të të rinjve, asgjë nuk është bërë.

Sipas revistës ‘Monitor’, referuar edhe nga të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave ketë vit një vlerë prej rreth 250 milionë lekësh ishte planifikuar të investohej në konvikte.

“Nga kjo shume 108 milionë lekë ishin të programuara për tu investuar në rehabilitimin e godinave në qytetin studenti dhe 100 milionë lekë po në qytetin Studenti për eficencën e energjisë në këto godina.

Mirëpo deri në fund të muajit tetor realizimi i investimeve në këto projekte ishte zero.

Realizimi i fondeve buxhetore për investime në arsimin e lartë gjithashtu ka qenë shumë i ulët edhe për vitin 2017.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit investimet kapitale në “Programin, Arsimi i Lartë” ishin miratuar 330 milion lekë, nga të cilat me financim të brendshëm ishin 230 milion lekë, si dhe financim të huaj në shumën 100 milion lekë.

Buxheti i rishikuar për vitin 2017 uli financimet për investime në arsimin e lartë duke i çuar në 168 milion lekë, nga të cilat me financim të brendshëm ishin 82.8 milion lekë, si dhe financim të huaj në shumën 108 milion lekë.

Por edhe pse fondet u shkurtuan ato nuk arritën të realizoheshin. Realizimi i shpenzimeve kapitale për 12- mujorin 2017 në këtë program është 72 milion lekë ose 57 %.

Ministria e Arsimit ka arsyetuar se, financimi i huaj për 12-mujorin e parë 2017 nuk është realizuar, për shkak të rishikimit të marrëveshjes si dhe ndryshimit të selisë së agjencisë zbatuese RASH”, shkruan Monitor.

Të fundit