Flash News

KRYESORE

26 vite FRESSH, aktori prezanton ‘programin’ e ri të ERTV; nga veshjet e Ramës te Skënderbeu i Spiropalit

Sot bëhen 26 vite nga themelimi i FRESSH.  Aktivitetin e organizuar e drejton  aktori i humorit Erion Isai. Me humor aktori ka prezantuar programin hipotetik të ERTV për ditën e sotme. 

"Në ditën e sotme në ERTV do ndiqni:

Rubrika “Mirëmëngjes”: Një foto nga Shqipëria dhe brenda fotos rubrika e Bashkim Hoxhës kthim përgjigje qytetarëve në komënte.

Pas rubrikës “Mirëmëngjes” ERTV nuk mund të transmetojë emision gatimi pasi nuk lejon përdorimin e kazanit dhe tepsisë;

Rubrika Lifestyle: Kombinimi i kostumit me atlete;

Si dhe rubrika Trend: Përdorimi i çizmes në funksione të ndryshme;

Thriller në ERTV: Transmetimi i fjalimeve të Lul Bashës;

Autoshkollë: Si të marrësh patentë me një timon me 64 marshe;

 Dokumentar: Historia e Skënderbeut, një emision nga Elisa Spiropali;

Dhe në fund programi i ERTV do të mbyllej: Shikim të këndshëm dhe nuk e keni parë asgjë akoma" tha Isai.  Më tej i ftuar ishte dhe Aleksandër Gjoka,  i cili këndoi para të rinjve.

Të fundit