Flash News

KRYESORE

‘28 Nëntori’, kryeministrat mblidhen në Shqipëri, Presidentët në Kosovë

‘28 Nëntori’, kryeministrat mblidhen në Shqipëri,

Sot dhe nesër do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Dy qeveritë do të mblidhen në Korçë në orën 16:00 ku do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediat të dy kryeministrave, Rama dhe Haradinaj, ndërsa të martën dy kabinetet do të jenë në Vlorë. Mes dy qeverive është njoftuar se do të firmosen 12 marrëveshje.

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta do të jetë ditën e sotme në Prishtinë. Sipas mediave të Kosovës, Meta do të pritet nga homologu i tij, Hashim Thaçi me ceremoni zyrtare ndërsa do të jetë i pranishëm në manifestimin qendror të 28 Nëntorit në Gjilan, ku do të përurohet edhe shtatorja e Heroit Idriz Seferi.

Të fundit