Flash News

KRYESORE

28 vjetori i Rilindjes Demokratike, Basha: Inkurajoj gazetarët të vijojnë me betejën kundër qeverisë

28 vjetori i Rilindjes Demokratike, Basha: Inkurajoj gazetarët të

Kryetari i Partisë Demoktatike, Lulzim Basha ishte i pranishëm në ceremoninë e 28-vjetorit të gazetës Rilindja Demokratike.

Ne fjalimin e tij, Basha inkurajoi gazetarët të vijojnë të rezistojnë përkundër presioneve të pushtetit, te cilat sipas tij do të vazhdojë edhe në vitin 2019.

Uroj të gjithë gazetarët ta mbushim këtë gotë, jo me të zezat që ky regjim ka derdhur ndaj mediave, por me të mirat dhe qëndresën e tyre. Garantoj në emër të PD se do jemi krah tyre.

Nuk ka vijë ndarëse midis dallëndyshes së parë të fjalës së lirë, RD dhe çdo gazetari që vazhdon të ushtrojë këtë mision fisnik dhe sfidues. Duke ju garantuar për mbështetjen tonë totale, në të gjithë betejat personale, institucionale kombëtare dhe ndërkombëtare më lejoni të ngre një gotë për shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja, në nderim të profesionit tuaj fisnik. Qoftë ky një shembull për të gjithë gazetarët e vendit. Një vit të mbarë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe një vit të mbarë për lirinë e medias,” tha Basha.

Në ceremoni, u përmendën edhe dy amendamentet e propozuara nga Këshilli i Ministrave, të cilat sipas të ftuarve cënojnë lirinë e mediave dhe se nuk do të lejohet miratimi i tyre.

Të fundit