Flash News

KRYESORE

28-vjetori i themelit të Partisë Demokratike, Basha: Një ndryshim i madh po përgatitet të ndodhë në vend

28-vjetori i themelit të Partisë Demokratike,  Basha: Një

Në selinë e Partisë Demokratike po festohet 28-vjetori i themelimit. Me këtë rast, kryetari Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim, ku vlerësoi rolin e partisë në këto 28 vite.

Pjesë e fjalës së Bashës ishte edhe protesta e studentëve, e cila sipas tij është më shume se tarifa e studimeve dhe se ndryshime te medha pritet te ndodhin ne vend.

“Gjithë respekti sonte është për ta, kjo është liria, kjo është demokracia, kjo është beteja për të mbrojtur demokracinë. Ne jemi me ta, prandaj sot nuk është një ditë për të festuar. Shpresoj që ekrani të vazhdojë të shfaqë dhjetorin e dytë që shpirti rinor ka sjellë këto ditë në Tiranë, edhe në qytetet e tjera. Këtu në këtë shtëpi ndodhet një parti që mori jetë nga studentët e dhjetori, 28 vite më parë, vranë frikën, siç po e vrasin këta të rinj sot”, tha Basha.

“Shqiptarët e thjeshtë javë braktisur. Sfida vendimtare e PD-së është kthimi i besimit të njerëzve se politika do veprojë në interesin e tyre. Me këtë barrë të rëndë jemi mbledhur këtu. Bashkimi i qytetarëve ka bërë ndryshime të mëdha. Një ndryshim i tillë po lajmërohet këto ditë në Shqipëri. Kjo lëvizje është shumë më shumë sesa tarifat universitare, është shumë më shumë sesa kjo që shohin sot. Është armatosja me kurajo që të mos heshtin më kur qeveria i merr nëpër këmbë. Prej 8 ditësh shohim thirrjen e të rinjve. Lëvizja studentore është bekim për Shqipërinë”, u shpreh kreu i PD-së.

Të fundit