All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

29-vjeçari humb jetën në punë, arrestohet biznesmeni nga Tropoja; policia jep detajet

29-vjeçari humb jetën në punë, arrestohet biznesmeni nga
All - Paragraf - 1

Një i ri është dërguar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete një ditë më parë, ndërsa policia sot ka vënë në pranga pronarin e biznesit ku punonte 29-vjeçari.

All - Paragraf - 3

Sipas policisë, i riu A. K. (M.), ka qenë duke rregulluar një makineri dhe aksidentalisht ka gjetur vdekjen, ndërsa pronari Sh. M., 48 vjeç është vënë nën arrest për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për vepren penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia.

Të fundit