Flash News

KRYESORE

29 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, Biberaj: Fuqizimi i mëtejshëm, prioritet kombëtar

29 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri,

Aleksandër Biberaj, ish nënkryetar i FRD përshëndet 29 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri me theksin se fuqizimi i mëtejshëm i tyre përbën prioritet kombëtar.

Përmes një statusi në Facebook, Biberaj thotë se rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve e kanë kujtuar Drejtori per Euro-Azinë i Radios Zëri i Amerikës Z. Elez Biberaj si dhe Ambasadorja Amerikane në Tirane Yuri Kim me statuset e tyre respektive në Facebook dhe Twitter.

Biberaj kujton se këto marrëdhënie u ndërprenë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës pas marrjes së pushtetit me dhunë në vitin 1944.

Po ashtu Biberaj thekson se rivendosja e tyre ishte ndër prioritetet kryesore të politikes së jashme të PD-së.

Biberaj përmend edhe faktin se  SHBA dhe Presidenti Bush ishin mbështetesit kryesorë për anëtaresimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009.

Të fundit