Flash News

KRYESORE

29-vjetori i themelimit të PD, Pollo publikon foton e viteve ’90 me Preç Zogajn: Pata privilegjin t'a shpall unë

29-vjetori i themelimit të PD, Pollo publikon foton e viteve ’90 me

Ish deputeti Genc Pollo, një nga themeluesit e Partisë Demokratike ka publikuar sot një fotografi të 29 viteve më parë.

Ndërsa ndodhet i ulur bashkë me Preç Zogajn, Pollo kujton ditën kur dha lajmin e regjistrimit të PD.

“29 vjet më parë u themelua Partia Demokratike. Lajmin e regjistrimit të saj pata privilegjin t'a shpall unë bashkë me Preç Zogaj siç tregon kjo fotografi e asaj dite. Gati tre dekada janë mjaftueshëm për refleksione, përgëzime e vetëkritika. Por mendoj është e pamohueshme se ato ditë dhe ajo ngjarje ishin një kthesë madhore historike drejt demokracisë dhe Europës.

Sot përballemi me sfida të tjera që sinqerisht asokohe nuk i imagjinonte kush. Por vullneti për t'u përballur duhet të mbetet i fortë si në ato ditë dhe PD ka përsëri rolin kyç në një tjetër kthesë historike”, shkruan ish deputeti.

Të fundit