Flash News

KRYESORE

“3.4 milion euro në Toyota Yaris”, Balla nuk thyen pritshmëritë, publikon foton e paralajmëruar

“3.4 milion euro në Toyota Yaris”, Balla nuk thyen

Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë në një prononcim para gazetarëve, kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka bërë publike një foto, që sipas tij është prova e fortë kundër kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me operacionin ku u kapën 3.4 milionë euro në dy ‘Toyota Yaris’, të dielën që shkoi në Portin e Durrësit.

Në seancën e plenare, Balla ka publikuar një foto, në të cilën sipas tij shfaqet kreu i PD, Basha bashkë me vëllain e dy personave që janë aktualisht në kërkim, si autorët që do të prisnin dy Toyotat, në të cilat sasia rekord e parave në formë cash.

“Në këtë foto, Basha ndodhet me vëllain e dy personave që janë në kërkim nga policia. Ndodhen në zyrën e Bashës. Kjo është një provë e pakundërshtueshme dhe do ta dërgoj direkt te organet e drejtësisë”, u shpreh Balla.

Por Politiko.al ka mësuar se e gjitha rezulton një flluskë.

Mësohet se bëhet fjalë për një foto, të cilën Balla shfaqet me një farefis të kushërinjve Vladi, të cilët janë në kërkim për 3.4 milionë eurot e gjetura në dy makinat ‘Toyota’.

Fotoja është e një të afërmi të Vladëve që ka bërë foto në kohën kur opozita ndodhej në çadër dhe kjo fotografi  shitet nga Balla si lidhje e Bashës me personat e shpallur në kërkim.

Por duket se kjo lojë po bëhet më tepër për të hequr vëmendjen nga akuzat e ngritura.

Të fundit