Flash News

KRYESORE

3.4 milion në ‘Toyota Yaris’, zbulohet biznesmeni që i porositi nga Gjermania

3.4 milion në ‘Toyota Yaris’, zbulohet biznesmeni që i

Zbardhen detaje të reja lidhur me sasinë rekord të eurove që u kap dje në Portin e  Durrësit. Policia sekuestroi një sasi prej 3.4 milion eurosh në dy makina “Toyota Yaris”, ndërsa transportoheshin bashkë me 7 mjete të tjera në një trajler.

Policia shoqëroi deri tani 3 persona, pronarin e trajlerit dhe dy shoferët e tij, por deri tani nuk kishte asnjë informacion për porositësin e makinave.

Report Tv zbardh emrin e porositësit të makinave 'Toyota Yaris', një biznesmen i identifikuar si Alban Mollaymeri.

Ndryshe nga sa u pretendua dje se makinat ishin porositur nga një biznesmen kosovar, rezulton se ato janë të porositura nga Alban Mollaymeri, pronari i një servisi makinash modest në zonën e bregut të lumit në Tiranë. Gjithashtu, mësohet se origjina e makinave ka qenë Gjermania dhe jo Belgjika, ashtu siç paralajmëroi edhe kreu i PD, Lulzim Basha në seancën e së enjtes.

Nga dokumentet rezulton se porositës është Alban Mollaymeri, një pronar servisi dhe për t’i transportuar ka kontaktuar Edi Likën, i cili gjithashtu ka një servis makinash dhe një kompani transporti. Ndërkaq, dy makinat e tjera, një 'Opel' dhe një 'Alfa Romeo' që ishin mbi kamion bashke me 7 Toyotat, janë porositur prapë në të njëjtin koncensionar, por nga dy individë të tjerë që nuk dyshohet të kenë lidhje me trafikun e parave, me orgjinë nga trafiku i drogës.

Alban Mollaymeri, që rezulton porositësi i makinave të ngarkuara me para, sipas dokumenteve të siguruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka hapur një licencë rishtazi, e cila mban datën 10/10/2017, por pa dhënë detaje apo specifikuar nëse kompania ka si objekt aktiviteti edhe importimin e makinave. Por edhe pse Alban Mollaymeri rezulton pritësi i makinave, sërish ngrihen dyshime nëse është ai destinacioni final i 3. 4 milionë eurove apo persona të tjerë fshihen pas tyre.

Shuma e euroveqë  ishte fshehur në dy nga nëntë makinat ‘Toyota Auris’, të nisura nga Gjermania, ndërsa kaluan tranzit nga Italia dhe dje nga Bari arritën në Durrës me traget.

Të fundit