Flash News

KRYESORE

3.4 milionë euro në “Toyota Yaris” u porositën nga një biznesmen, e nxjerr zbuluar pronari i trajlerit në polici

3.4 milionë euro në “Toyota Yaris” u porositën nga

3 milionë e 470 mijë euro cash janë sekuestruar ditën e djeshme në Portin e Durrësit, të fshehura në bagazhet e dy makinave “Toyota Yaris”, ndërsa po transportoheshin me trajler nga Belgjika.

Policia ka shoqëruar edhe tre persona, pronarin e trajlerit Edi Lika dhe dy shoferët, Klevis Lika, i cili është edhe djali i pronarit si dhe Agim Cekajn 61 vjeç.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Edi Lika ka deklaruar se makinat po i transportonte për llogari të një biznesmeni, por pa dhënë emrin e tij.

“Nuk kam asnjë lidhje dhe dijeni për paratë, thjeshtë kam kryer transportin. Jemi kontaktuar nga biznesmenë për të bërë transportin”, është shprehur shkurtimisht Lika, ndërsa mbetet ende mister se cili është biznesmeni kosovar që ka porositur 9 makinat, 7 prej të cilave “Toyota Yaris”, shkruan gazeta Panorama.

Ndërkohë, makinat bashkë me paratë janë sekuestruar nga Prokuroria për llogari të hetimeve. Për të shkuar te emri i biznesmenit, policia ka kryer verifikimin e dokumentacionit të makinave e për të parë se cili është personi apo firma për llogari të të cilit është kryer blerja e makinave nga vendi ku janë nisur për tu dërguar për qëllime tregtie në vendin tonë.

Të fundit