Flash News

KRYESORE

3.4 milionë eurot e kapura në “Toyota Yaris”, Basha tregon destinacionin ku do shkonin

3.4 milionë eurot e kapura në “Toyota Yaris”, Basha tregon

Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar sot operacionin e djeshëm në Portin e Durrësit, ku u kapën 3.4 milionë euro në dy automjete “Toyota Yaris” që transportoheshin me trajler nga Belgjika në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se për këto para kishte dalë garant kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Sipas tij, këto para të sekuestruara mendohet se do të shkojnë për ndërtime kullash në vend.

“Pyetja është ku do të shkojnë këto para, veçse për ndërtimin e kullave të Erion Velisë, sa biznese do shkatërrojnë, sa viktima do shkaktojnë, edhe sa shqiptarë do largohen nga vendi. Këto pyetje duhet të gjejnë zgjidhje dhe përgjigje. Për milionat e kaluara garant ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla”, u shpreh Basha.

Kujtojmë se Basha paralajmëroi këtë në seancën e së enjtes se Taulant Balla ishte i përfshirë në skandalin e milionave euro para të pista. Madje, iu drejtua duke thënë se kishte porositur një Toyota Yaris me 1.5 milionë euro.

Të fundit