Flash News

KRYESORE

3.470 mijë euro të sekuestruar në Durrës, i hiqet dosja Sokol Nishanit, kujt i kalojnë nga sot hetimet

3.470 mijë euro të sekuestruar në Durrës, i hiqet dosja

Zbardhen detaje të reja nga operacioni ku u kapën një sasi rekord prej 3 milionë e 470 mijë euro cash në dy makina “Toyota Yaris” dje në Portin e Durrësit.

Veprimet e para lidhur me këtë dosje i ka kryer prokurori pranë Prokurorisë së Durrësit, Sokol Nishanit,  vëllai i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Megjithatë, sipas Report Tv ditën e sotme mësohet se çështja ka kaluar në duart e Ornela Rrumbullaku, e cila është përgjegjëse e strukturës së Task Forcës në Durrës. Prokurori Nishani ka qenë prokurori i gatshëm për të kryer veprimet e para për çështjen, meqenëse dje ka qenë ditë pushimi, ndërsa sot është vendosur që dosja të hetohet nga grupi i Task Forcës.

Paratë u bllokuan ditën e djeshme në Portin e Durrësit, ndërsa ishin të fshehura në dy makina ‘Toyota Yaris’. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera. (Në total 9 makina 7 Toyota Yaris, një Opel dhe një Alfa Romeo).

Policia ka shoqëruar edhe tre persona, pronarin e trajlerit Edi Lika dhe dy shoferët, Klevis Lika, i cili është edhe djali i pronarit si dhe Agim Cekajn 61 vjeç.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Edi Lika ka deklaruar se makinat po i transportonte për llogari të një biznesmeni, por pa dhënë emrin e tij.

Të fundit