Flash News

KRYESORE

3 burgje brenda vitit/ Cili është ‘bosi’ shqiptar, tmerri i italianëve që mbahet në izolim nga auroritetet fqinje

3 burgje brenda vitit/ Cili është ‘bosi’ shqiptar, tmerri

Një shqiptar, i cili rezulton mjaft i rrezikshëm dhe po mbahet nën mbikqyrje nga autoritetet italiane, ka marrë vëmendjen e mediave të shtetit fqinj.

Bëhet fjalë për shqiptarin Ismail Rebeshi, i cili në vetëm 10 muaj ka ndërruar 3 burgje.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se shqiptari është arrestuar në janar të këtij viti së bashku me 12 persona të tjerë, si pjesë e një bande kriminale.

Në fillim ai u dërgua në burgun e Mammagialla, pastaj u zhvendos që aty në burgun e Tolmezzos, për të përunduar së fundmi në burgun e sigurisë së lartë në Cuneo.

Sipas medias italiane, shqiptari nuk ka më mundësi komunikimi me asnjë të burgosur tjetër dhe është thuajse tërë kohësh i izoluar, pasi vetëm dy orë mund të “marrë” ajër.

Rebeshi dhe shtetasi italian, Giuseppe Trovato, konsiderohen si dy bosët e bandës mafioze, që për dy vite u bë tmerr në Viterbo, duke kontrolluar gjithë qytetin, të ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorët e tyre.

Të fundit