Flash News

KRYESORE

3 dado për 6 javë, stafi jep dorëheqjen; nuk punojnë dot me Meghan Markle

Mesa duket, zërat që Meghan Markle nuk është aq e mirë "sa shtiret" qenkan disi të vërteta. Vetëm para 6 javësh ajo ka sjellë në jetë djalin e parë, Archie-n. Dhe ka ndërruar tre dado. Dy të parat dhanë dorëheqjen.

E gjithë kjo ka ngritur dyshimet se çfarë nuk shkon me çiftin e ri mbretëror pasi kjo nuk është hera e parë kur prestarë të stafit kanë dhënë dorëheqjen pas ardhjes së Meghan Markle në familjen mbretërore angleze.

Është përfolur gjithnjë se shumë njerëz kanë dhënë dorëheqjen sepse  e kanë pasur të vështirë të punojnë me Meghan. Ju sjellim në kujtesë disa prej rasteve:

Asistentja personale e dukeshës, Melissa Touabti-t, apo ai i sekretares Samantha Cohen, e cila dha dorëheqjen pas 17 vitesh që punonte me familjen mbretërore. Po ashtu, truproja i Meghan, hoqi dorë vetëm gjashtë muaj pasi punoi me Dukeshën. Ndërsa sekretaret private Amy Pickerall dhe Heather Wong kanë dhënë dorëheqjen kohët e fundit. Ndryshe nga Meghan dhe Harry, Kate dhe William kanë prej vitesh si dado Teresa Turrion Borrallo për të tre fëmijët e tyre.

Të fundit