Flash News

KRYESORE

3 ditë kaos në Kakavijë, Ministria e Jashtme ‘zgjohet’ me një apel: Testi të kryhet në institucionet shqiptare dhe të përkthehet në anglisht

3 ditë kaos në Kakavijë, Ministria e Jashtme

Pas tri ditësh nga situata kaotike e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës për shkak të radhëve kilometrike për të hyrë në territorin grek, vjen reagimi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Sipas reagimit për mediat, pala greke ka njoftuar se do të marrë masa të tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit, ndërsa apelon shqiptarët që tamponi të kryhet edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë më pas përgjigjen në anglisht, me qëllim lehtësimin e situatës.

“Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa të tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.

Risjellim në vëmendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën”, deklaron MEPJ.

Të fundit