Flash News

KRYESORE

3 ditë pa drita, këto zona në Tiranë do mbeten pa energji elektrike

Disa zona të Tiranës duhet të përgatiten të qëndrojnë për tre ditë më radhë pa energji elektrike, duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme. Sipas një njoftimi zyrtar të OSHEE, disa zona në periferi të Tiranës do të kenë mungesë të energjisë elektrike nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 13:00.

Konkretisht: Në datën 29 janar pa energji do të jenë: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje.

Në datën 30 janar pa energji do të jenë: Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat.

Në datën 31 janar pa energji do të mbesin: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje, Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE bën të ditur se shkak për këtë situatë janë punimet në nënstacionin Farkë.

Të fundit