Flash News

KRYESORE

3 ditë përpara zgjedhjeve, Basha videomesazh shqiptarëve: Jam gati të luftoj për ju

3 ditë përpara zgjedhjeve, Basha videomesazh shqiptarëve: Jam

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar votën e shqiptarëve për numrin 6 në 25 qershor, për planin e tij ekonomik.

Me anë të një videomesazhi publikuar në rrjetin social “Facebook” Basha thotë se është i gatshëm të luftojë për shqiptarët, për një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurtë.

"Do të ndërtojmë një ekonomi të fortë, do të ulim taksat, do t’ju ofrojmë të rinjve mundësi dhe arsye që të rrinë në vendin e tyre. Do t’i arrim të gjitha këto me planin tonë ekonomik. Vetëm një ekonomi e fortë e bën një vend të fortë dhe garanton një të nesërme të sigurt. Unë jam gati t'i pri ndryshimit për të cilin Shqipëria ka nevojë tani. Demokracia është beteja jonë. Më 25 qershor gjithçka është në dorën tuaj. Do mbetemi në vend në një Republikë në kaos apo do të zgjedhim Republikën e re me një ekonomi të fortë. Unë jam Lulzim Basha, jam gati të luftoj për ju tani” thotë Basha në videomesazhin drejtuar shqiptarëve.

Të fundit