Flash News

KRYESORE

3 janari ditë pushimi për administratën; Cirku Kombëtar me drejtor të ri/ Çfarë vendosi qeveria pas mbledhjes

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave  vendosi që datën 3 janar 2020, ta shpallë pushim për administratën publike.

Kjo do të thotë që pushimet për Vitin e Ri për të gjithë punonjësit e administratës publike të nisin nga 31 dhjetori dhe të vazhdojnë deri më 6 janar. Dita e premte që do të bëhet pushim do të zëvendësohet nga ditët e pushimit brenda muajit janar.

V E N D O S I:

1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Cirku Kombëtar me drejtues të ri

Një tjetër VKM e miratuar nga Kuvendit është emërimi drejtor i Cirkut Kombëtar të Ilirjan Gjinit.

Ilirjan Gjini do të zerë vendin e Saimir Çilit, i cili u lirua nga detyra në 2 tetor të këtij viti.

 

 

 

 

 

 

 

 

Vendimi për të prekurit nga tërmeti

Sipas vendimit, nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike, anëtarë të familjes së personave që kanë humbur jetën ose janë shpallur të zhdukur në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019 përfitojnë bursë në masën 15 000 lekë në muaj.

Të fundit