Flash News

KRYESORE

3 mijë pasgoditje nga tërmeti në Shqipëri, sizmologët: Aktiviteti në rënie

3 mijë pasgoditje nga tërmeti në Shqipëri, sizmologët:

Mbrëmë Shqipëria u lëkund sërish nga dy tërmete që ngjallën jo pak panik te qytetarët, që ende janë të tronditur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Shumë njerëz në Tiranë e zonat përreth, ku u ndjenë më tepër lëkundjet, lanë shtëpitë për të qëndruar disa orë jashtë, nga frika e një tërmeti më të madh.

Tërmeti i djeshëm ishte i madhësisë 4.8 shkalla rihter, me epiqendër në Hamallaj.

Sizmologu Edmond Dushi, në një prononcim për Top Channel  ka shpjeguar se nuk ka vend për panik dhe se këto lëkundje janë pasgoditje të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Ne i konsiderojmë këto pasgoditje të serisë së tërmeteve pas atij të madhit të 26 nëntorit, lëkundjet kanë vijuar dhe në i klasifikojmë përsëri tek pasgoditjet të cilat e kanë kaluar numrin 3.000 por mbetet pjesë e lëvizjes tektonike të zonës. Aktiviteti vetë mund të themi që është normalitet i reklasimit”, shprehet sizmologu Edmond Dushi.

Më tej ai sqaroi se ky tërmet në gjuhën shkencore nuk futet tek ata të moderuarit por tek mikro tërmetet. Ai shtoi se aktivititeti sizmik është në rënie.

 “Ky tërmet nuk futet tek ata të moderuar por tek mikro tërmetet pra magnituda nen 5 e shkalles rihter. Problemi është që ky tërmet paraqitet në valët relativisht e cekët dhe është shumë afër kryeqytetit kështu që kjo shpjegon dhe shqetësimin e krijuar. Nuk ka ligjshmëri të saktë që mund të japi momentin kur ndërpriten , por ka një ligjshmëri që tregon që aktiviteti është duke rënë”, tha më tej sizmologu.

Të fundit