Flash News

KRYESORE

“3 miliardë euro borxh, asnjë rrugë e re”, PD akuza Ramës: Mburret me projektet e nisura nga PD

“3 miliardë euro borxh, asnjë rrugë e re”, PD akuza

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj përmes ka akuzuar kryeministrin Rama për shpërdorim, keqmenaxhim dhe vjedhje të parave publike, ndërsa thekson se “Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë, me përjashtim mbylljen e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD”.

Sipas ish-deputetit, nëse PD nuk do kishte zbuluar aferën me DH Albania 50 milionë euro do ishin në llogari private në SHBA.

Reagimi i plotë i Shehajt:

Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë, me përjashtim mbylljen e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së, si Unaza e Madhe, me të cilën u mburr sot.

3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash. Imagjinoni një çast sikur të mos kishim zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA. Me gjasa kështu kanë përfunduar qindra milionë euro.

Shqipëria ka nevoja jetike për infrastukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik. Të harxhosh 3 miliardë euro borxh dhe të mos ndërtosh asnjë vepër të mirëfilltë infrastrukturore është kriminale. Ndërkohë, potenciali i humbur ekonomik nga mungesa e infrastrukturës është edhe shumë miliardë euro të tjera.

Të fundit