Flash News

KRYESORE

3 vite për të hyrë brenda rolit dhe ushtrime për vokalin, sakrificat e Bradley Cooper për filmin "A star is born"

Bradley Cooper ka bërë një trajnim për vokalin prej 18 muajsh  për të arritur rekordin në rolin e tij në filmin "A star is Born". "A star is born" është një xhirim i filmit muzikor të vitit 1954, ku Bradley Cooper luan rol si ylli imagjinar i muzikës 'Country', Jackson Maine. Filmi tregon historinë romantike të Ally-t, artistes inspiruese që luhet nga Lady Gaga. Në debutimin e tij të parë si regjisor, Cooper luan dhe rolin e tij të madh si muzikant (për herë të parë).  Dhe jo vetëm që i gjithë këndimi është vokali i tij, por është dhe live. Bradley është shprehur për Vulture:

Lady Gaga, me të drejtë ka thënë që në fillim: Do mbështetem tek ti për të patur një performancë të ndershme nga ana ime dhe unë dua të sigurohem që ti të kthehesh në një muzikant. Sepse ne do të këndojmë çdo gjë live. Dhe unë isha: Prit. Çfarë, çfarë?

Sipas Cooper, Gaga nuk i pëlqente yjet e filmave që luanin në një film, ku këndimi ishte regjistruar para filmit. "Ajo kishte të drejtë", tha Cooper.

Të këndoje live ishte e tmerrshme. Dhe unë vërtetë gjeta mbështetje tek ajo. Kam harxhuar të paktën një vit e gjysmë duke marrë leksione vokali dhe duke u përgatitur.

Është e qartë që Cooper e përqafoi plotësisht rolin e këngëtarit "country". Ai duket që bën edhe këndimin edhe luan në piano e kitare dhe luan në film. Vokali dhe notat e Cooper janë shumë autentike. Si një alkoolik i varur, vokali i Jackson Maine duhet të tregojë një tregim të errët personal. Dhe për Cooper, kjo do të thotë që ai i duhej të ndryshonte dhe tonin e të folurit, zërin e tij. "E dija që unë nuk mund të luaja si ky djalë. M`u desh të ndryshoja gjithçka," tha Cooper për Entertainment Weekly.

E dija që doja të ulja një oktavë të tonit tim të të folurit. Kështu që punësova trajnerin e dialektit, Tim Monich, një vit para se të fillonim të xhironim filmin. Ai u zhvendos në L.A dhe punuam pesë ditë në javë, katër orë ushtrime në ditë për të ulur zërin tim.

Cooper e përshkroi eksperiencën si "brutale", siç ishte procesi i të mësuarit për të kënduar,  mjaftueshëm sa për të qenë krah një këngëtare të njohur botërore. Xhirimet e filmit zgjatën 42 ditë, por Cooper tha se atij iu deshën 3 vite për të hyrë brenda karakterit. Dhe rezultati ishte mjaft spektakolar, nga " Maybe it`s time" tek "Shallow", vokali i tij është kaq i qëndrueshëm, i besueshëm dhe gërvishtja e tij vokale të bën të harrosh që je duke parë Bradley Cooper. Përmbledhje e disa prej intervistave të Bradley Cooper, të përshtatura në shqip nga Politiko.

Të fundit