Flash News

KRYESORE

3 zv.ministra dhe një ish-ministër, ndryshimet e Ramës në qeverisje

3 zv.ministra dhe një ish-ministër, ndryshimet e Ramës në

Në vendimet e marra sot ngë Këshilli i Ministrave, spikasin 3 emërime të reja në postet e zv.ministrave.

Bëhet fjalë për tre shtetas me origjinë nga Kosova, të cilët janë krejt të panjohur për publikun.

Ata janë Besa Shahini, e cila është emëruar zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Valbona Shujaku, e emëruar zëvendësministre e Kulturës dhe Hajrulla Çeku, i emëruar zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit edhe emërimin e Ilir Zelës si anëtar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Kujtojmë se Zela ka qenë ish-ministër në qeveritë socialiste të Ilir Metës dhe Fatos Nanos.

Të fundit