Flash News

KRYESORE

30 adoleshentë në spital pas problemeve me frymëmarrjen, policia njoftim zyrtar: Një nxënës përdori spraj piperi

30 adoleshentë në spital pas problemeve me frymëmarrjen, policia

Vjen reagimi zyrtar i policisë së Fierit për situatën kaotike të ndodhur paraditen e sotme në gjimnazin ‘Janaq Kilica’.

Për pasojë, sipas ministrisë së Shëndetësisë, 30 nxënës kanë përfunduar në spital me të njëjtat simptoma, probleme me frymëmarrjen.

Sipas policisë, dyshohet se është përdorur spraj piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.

“Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në  bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht  dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet  për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, sqaron policia.

Të fundit