Flash News

KRYESORE

“30 mijë euro duhet t’ia japë Saimirit”, media italiane publikon përgjimet e Moisi Habilajt me trafikanët e drogës

“30 mijë euro duhet t’ia japë Saimirit”, media

“30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”, kjo është fraza e dalë nga goja e Moisi Habilajt gjatë një bashkëbisedimi me anëtarë të tjerë të bandës kur diskutonin për rrugët e reja të trafikut të kanabisit. Media italiane ‘MeridioNews’ është e bindur se bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Janë autoritetet italiane ato që kanë kryer përgjimin e bisedës, pas sekuestrimeve të vazhdueshme të drogës që mbërrinte nga Shqipëria në Siçili, çka i kishte shkaktuar grupit shqiptaro-italian dëme të shumta.

Në këtë trafik, rezulton të jetë i përfshirë edhe vëllai i Moisi Habilajt, Florian Habilaj, i cili është regjistruar duke kërcënuar pas humbjes së drogës se “po të kishte një kallashnikov do t’i kishte vrarë të gjithë bam bam bam.”

“Në Shqipëri ndaj kushëririt të Ministrit ka pasur shumë herë dyshime. Nuk është hetuar kurrë, nuk është arrestuar kurrë, por është fotografuar shumë herë me kreun e policisë kufitare në qytezën bregdetare të Dhërmiut. Udhëtonte vazhdimisht nga Shqipëria drejt Siçilisë duke kaluar përmes Puglias për të dakortësuar shitjen e drogës e për të kërkuar vendet e përshtatshme për ankorimin e anijeve me drogë dhe ato të destinuara për ruajtjen e lëndës narkotike”, thuhet ndër të tjera në artikullin e kësaj medie.

‘MeridioNews’ përmend edhe përfshirjen e një personi tjetër, i quajtur Sabi Celaj, për të cilin nuk ka informacione.

Grupi ka kryer edhe transportin e armëve drejt Italisë, ndërsa mburreshin me faktin se policia në Shqipëri është shumë e lehtë për t’u korruptuar, ndërkohë që mund të shohësh edhe drejtorin e policisë teksa ngarkon thasë me drogë për trafik.

Moisi Habilaj bisedon me pronarin e një karburanti në komunën Lentini: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh se policia është e korruptuar madje ka raste që është vetë kreu i policisë që ndihmon për të ngarkuar thasët me drogë”.

Shqipëria ndodhet para shpërthimit të skandalit” , Basha deklaratë në pikë të mëngjesit: Sot është dita që Saimir Tahiri të arrestohet

 

Të fundit