Flash News

KRYESORE

30 mijë teste për Shqipërinë nga SHBA, Basha: Rruga e vetme për të ndërprerë infeksionin. Rama: Ia fut kot!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur mirënjohjen ndaj personelit mjekësor në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit.

Ai gjithashtu ka falenderuar për ndihmën financiare SHBA-në, e cila do t’i mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan sërish se testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin.

"Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA ,e cila do ti mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë. Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. ditemetemira", shkruan Basha.

Nuk ka vonuar përgjigjja e kryeministrit Rama, i cili në twitter shkruan se vlerëson SHBA për ndihmën, por i qëndron mendimit se sugjerimi i PD për shtimin e testeve nuk vlen.

“Patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve!Po kjo s'dmth fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku. Nqs Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! LBPD vazhdon ia fut kot. Pikë", shkruan Rama.

Të fundit