Flash News

KRYESORE

30 qershori, Boschard justifikon heshtjen funebre: OSBE nuk komenton proceset zgjedhore

30 qershori, Boschard justifikon heshtjen funebre: OSBE nuk komenton proceset

Ambasadori i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt shprehet se organizata e drejtuar prej tij nuk ka mandat për të komentuar zgjedhje parlamentare apo vendore në Shqipëri, referuar heshtjes për procesin e 30 qershorit.

Në emisionin "Përballë" në TVSH, Borchardt sqaroi se mbështet kritikat e ODIHR, duke u zotuar se do të kontribuojë ne zgjidhjen e problemeve përmes analizave ligjore dhe asistencës teknike.

"Faleminderit që ma dhatë rastin të sqaroj këtë çështje. Ne e kemi theksuar shumë herë se misioni i ODIHR me qëndër në Varshavë është institucion i pavarur, krejtësisht i pavarur. Ata dalin me një raport sa i perket aspekteve organizative dhe për pyetjen tuaj, kolegët tanë të ODIHD do vijnë sërish në Shqipëri dhe do të përgjigjen. Prezenca e OSBE-së në Shqiperi mbështet reformen zgjedhore.

Për shembull: përmes analizave ligjore dhe ndihmës që japin në zbatimin e vendimeve, ndaj më lejoni të them se ne nuk kemi mandat për monitorimin e zgjedhjeve, rrjedhimisht nuk komentojne per reportime specifike. Asnjë OSBE tjeter nuk e ben këtë gjë. Ajo çka unë mund të them është se mbeshtesim konstatimet e ODIHR. Mund të them se rekomandimet që permban ky raport janë probleme që ne do të kontribuojme të zgjidhen permes Reformës Zgjedhore", deklaroi Borschard.

Partitë politike i kanë lexuar në mënyra të ndryshme rekomandimet e ODIHR, megjithatë për Borschard kjo eshte diçka normale. "Sigurisht, partitë politike i lexojnë sipas interesave te tyre. Këtë e kemi pare per vite me radhë. Opozita merr gjerat negative, qeveria ato pozitive. Pra, fitimtari merr pjesën e mirë, humbesi pjesën kritike", përfundoi ai.

Të fundit