Flash News

KRYESORE

30 qershori/ Depozitohet në Kuvend kërkesa e 55 deputetëve për shkarkimin e Metës, Balla: Kapërceu parimet kushtetuese

30 qershori/ Depozitohet në Kuvend kërkesa e 55 deputetëve

55 deputetë kanë firmosur kërkesën dhe më pas e kanë depozituar në Kuvend në emër të PS për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit pak ditë më parë shfuqizoi me dekret zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ky fakt u konfirmua nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një konferencë urgjente, duke bërë me dije se presidenti nuk ka reflektuar pas mocionit të votuar nga 100 deputetë të enjten e shkuar, kundër këtij dekreti që anulonte 30 qershorit.

Sipas Ballës, presidenti i ka kapërcyer në kundërshtim flagrant parimet që i jep Kushtetuta. Sipas tij, presidenti ka të drejtë të përcaktojë datën e zgjedhjeve dhe jo t’i anulojë ato, në kushtet e mospërcaktimit të një date tjetër.

“Kanë nisur procedurat sipas kodit zgjedhor për procesin zgjedhor brenda afateve. Janë ngritur KZAZ-të, listat e zgjedhësve, regjistrimi i partive politike , listat e kandidatëve të partive, fushata zgjedhore. Ndërkohë, gjatë periudhës zgjedhore presidenti nxjerr tjetër dekret për shfuqizimin e dekretit të parë, duke anuluar 30 qershorin si ditë e zgjedhjeve.

Arsyet e dhëna nga presidentit kanë të bëjnë me shqetësimin mbi situatën politike, nevojën për çtensionimin e situatës, kushtet aktuale nuk sigurojnë zgjedhje demokratike, kjo vendimmarrje është e vetmja mënyrë për të ndihmuar në zgjidhjen  krizës,mbështetur në kompetencën e kushtetutës.

Me një vendim të tillë, është cenuar parimi i sovranitetit. Ushtrimi i kompetencave sovrane merr kuptim me ushtrimin e të drejtës për zgjedhjet parlamentare dhe për referendum.

Anulimi i 30 qershorit dhe moscaktimi i një date tjerë mohon të drejtën e sovranit, është një hap që zhbën autoritetin sovran. Me anulimin e zgjedhjeve presidenti po vepron përtej kompetencave të tij përmes kushtetutës. Vlerësojmë se Presidenti ka marrë tagrat autoritetit sovran. Me dekret ka zgjatur mandatin e organeve të qeverisjes vendore, në kundërshtim me parimin kushtetues me periodicitetit të zgjedhjeve.

Këtë atribut e ka vëtëm sovrani, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Mandati i vendorëve është 4-vjecar. Ka marrë atributet e Kuvendit. Autoriteti  i vetëm për ndërhyrje të tilla është vetëm nga trupa legjislative”, u shpreh Balla, i cili tha se PS ka dalë në disa përfundime.

"Cenon parimin e ushtrimit të sovranitetit, duke shkelur Kushtetutën dhe duke marrë tagrat e sovranit e kuvendit, duke u sjellë arbitrarisht me pushtetin, duke shtyrw zgjedhjen, cenon parimin periodicitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë vlerësojmë se këto përbëjnë shkelje të rëndë të kushtetutës dhe ligjeve nga presidenti e në këtë mënyrë plotësohen kushtet për të kërkuar nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit.

Zoti, Ilir Meta ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë. Natyrisht, ne socialistet nuk i përkasim kulturës politike të arbitraritetit dhe dhunimit të ligjit, dhe garantojmë që do ndjekim procedurat për shkarkimin.

Para se të shkojë për votim në Kuvend do vlerësohet nga një Komision i Posaçëm Hetimor. Me 94 vota e më lart do shkojë për vlerësim nw Gjykatën Kushtetuese dhe ajo do tw thotw fjalën e fundit, pasi bën vlerësimin e arsyeve.

I kujtojmë kërkesën e kuvendit përmes rezolutës së miratuar të enjten lidhur me nevojën e reflektimit. Me keqardhje nuk ka reflektuar dhe ka sulmuar Kuvendin. Kuvendi nuk intimidohet, por kujton se ai apo ata që braktisën Kuvendin nuk kanë gjw në dorë. Mos të na turpërojë duke ulur nivelin e presidencën në kufirin e etikës shtetërore".

Të fundit