Flash News

KRYESORE

’30 qershori’, Fillojnë lëvizjet në bashkitë e vendit, në Pogradec dorëhiqen nënkryetarët dhe drejtorët e djathtë

Në bashkinë e qytetit të Pogradecit, pas ardhjes në pushtet të kandidatit socialist Ilir Xhakolli janë dorëhequr disa nënkryetarë dhe drejtorë të djathtë . Sipas Report tv, ata janë dy nënkryetarët Polikron Balliu dhe Avdulla Cano. Po ashtu është dorëhequr edhe Dardan Canellari, administrator i njësisë Çërravë së bashku me drejtorin e sektorit të gjelbërimit në Bashki, Rruzhdi Hymetllari.

Më herët kryeministri Rama deklaronte se edhe pse kanë kaluar disa javë që nga zgjedhjet e 30 qershorit nuk është larguar askush nga puna.

“Deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës; në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për të drejtën dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka”, deklaronte Rama në rrjetet sociale.

Të fundit