Flash News

KRYESORE

“30 qershori”, Kreu i PS angazhohet vetë për materialet zgjedhore, i transporton me makinë private

“30 qershori”, Kreu i PS angazhohet vetë për materialet

Edhe një ditë na ndan nga procesi zgjedhor, ndërkohë që vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në gjithë vendin.

Mospjesëmarrja e opozitës në këto zgjedhje ka çuar në tensione të vazhdueshme.

Shumë mbështetës të opozitës janë përplasur me policinë teksa kërkojnë të marrin materialet zgjedhore apo të pengojnë shpërndarjen e tyre.

Në fshatin Rusan të Bashkisë së Delvinës, për të bërë shpërndarjen janë angazhuar edhe vetë socialistët.

Landi Shkrepa, kryetari i Partisë Socialiste në këtë fshat, i ka transportuar vetë materialet zgjedhore, me një makinë private, gjë që përbën shkelje ligjore.

Të fundit