Flash News

KRYESORE

30 qershori/ Lëvizja e radhës e Ilir Metës, sot tjetër propozim për zgjidhjen e krizës

30 qershori/ Lëvizja e radhës e Ilir Metës, sot tjetër

Dy ditë pas 30 qershorit, kur mazhoranca iu drejtua kutive të votimeve, pa opozitën dhe në kushtet e zhdekretimit të datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit, zbardhet lëvizja e radhës e presidentit Ilir Meta.

Zyra e shtypit në presidencë njofton se presidenti Ilir Meta pritet të dalë sot në një konferencë për shtyp në orën 11.00.

Burimet bëjnë me dije se Meta do të japë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës së rëndë politike.

“Mirëmëngjesi kolegë!

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për shtyp në ora 11:00, në ambientet e Institucionit, për votimet socialiste të 30 qershorit”, njofton presidenca.

Të fundit