Flash News

KRYESORE

30 qershori, OSBE/ODIHR nxjerr raportin final: Zgjedhjet jo demokratike. Qëndrimet e KQZ, cënuan procesin

30 qershori, OSBE/ODIHR nxjerr raportin final: Zgjedhjet jo demokratike.

OSBE/ ODIHR ka publikuar raportin e plotë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Evidentohet se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa theksohet se u cenua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.

Në raport thuhen se partitë politike duhet të angazhohen në dialog mes tyre, ndërsa shton se duhet të ndalojë keqpërdorimi I administratës gjatë fushatës zgjedhore.

Njëkohësisht, raporti sqaron se zgjedhjet u zhvilluan në mjedis të qetë dhe të rregullt dhe pse u zhvilluan në një kohë kur në Shqipëri ka krizë institucionale.

RAPORTI ËSHTË 34 FAQE DHE NDËR GJETJET KRYESORE TË TIJ, TË NDARA SIPAS FUSHAVE, JANË SI MË POSHTË:

  • KONTEKSTI POLITIK

Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji.

PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare, dorëzuan mandatet e tyre parlamentare në Shkurt 2019, pasi Parlamenti votoi kundër iniciativës së tyre për vettingun e politikanëve.

Protesta të vazhdueshme në Tiranë, të drejtuara nga PD, u zhvilluan duke filluar nga Shkurti dhe shpesh u shoqëruan me dhunë drejtuar institucioneve shtetërore, përfshirë zyrën e Kryeministrit.

Kriza politike u intensifikua me afrimin e ditës së zgjedhjeve. Shumë aktor të interesuara vendase dhe partnerë ndërkombëtarë në Shqipëri bënë thirrje për dialog për të zgjidhur krizën politike, por partitë politike treguan në përgjithësi pak vullnet për t’u angazhuar në një bashkëpunim konstruktiv. Ky antagonizëm ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor që duhet të tejkalonte ndasitë partiake, dhe, rrjedhimisht, ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje.

  • SISTEMI ELEKTORAL DHE BAZA LIGJORE

Nuk ka dispozita të posaccme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit.

Puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore u bllokua nga opozita në Dhjetor 2018, dhe reforma zgjedhore u ndalua nga mungesa e marrëveshjes politike.

Shumica e Rekomandimeve të mëparshme të vëzhguesve të ODIHR kanë mbetur të pa adresuara.

Mungesa e qartësisë në disa dispozita të Kodit Zgjedhor mundësoi perceptimin paragjykues mbi mënyrën e zbatimit të tyre nga KQZ.

  • ADMINISTRATA ZGJEDHORE

Mospranimi i komisionerëve të opozitës në administratën zgjedhore për shkak të interpretimit të ligjit nga KQZ, e ka administraën zgjedhore politikisht të pabalancuar. Për pasojë, shumë bashkëbisedues të Misionit të Vëzhgimit të ODIHR shprehën mungesë besimi për të gjitha nivelet e komisioneve.

Në disa raste KQZ zbatoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme ose në atë mënyrë që solli paragjykim. Disa vendime të KQZ-së, përfshirë ato për mohimet dhe ankesat për regjistrimin e kandidatëve, u publikuan me një vonesë të konsiderueshme, gjë që cënoi transparencën.

Vendimit për refuzimin e komisionerëve të opozitës KQZ i dha karakterin e një vendimi normative që sipas Kodit Zgjedhor dhe standardeve zgjedhore të Komsionit të Venecias kërkon shumicë të cilësuar, ndërkohë që ai u miratua me shumicë të thjeshtë votash.

Disa bashkëbisedues të ODIHR pohuan se komisionerët e emëruar kryesisht nga KQZ, që duhet të ishin ekspert të pavarur, në fakt ishin pa përvojën e duhur ose në të vërtetë ishin përfaqësues të PS.

  • REGJISTRIMI I KANDIDATËVE

KQZ-ja interpretoi ligjin në një mënyrë tepër të gjerë dhe nganjëherë në kundërshtim me praktikat e mëparshme, duke cënuar sigurinë juridike. KQZ-ja e regjistroi Partinë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor më 27 prill, megjithëse kjo e fundit u regjistrua si parti politike vetëm në 25 Prill, me një vendim gjyqësor që mori formë të prerë në 10 maj. KQZ nuk i kërkoi të partisë së sapo regjistruar BD që të mbledh nënshkrime mbështetëse sicc e kërkon ligji.

  • FUSHATA ZGJEDHORE

Fushata zgjedhore ishte e padukshme. Ajo u përqëndrua më shumë në debatin poliitk për pjesëmarjen e opozitës në zgjedhje dhe rreth datës së zgjedhjeve.

Disa bashkëbisedues nga i gjithë spektri politik ndanë me ODIHR besimin e tyre se ishte e nevojshme një marrëveshje midis partive për të parandaluar rrënimin e mëtejshëm të besimit në demokraci, zgjedhje dhe tek politikanët.

Qytetarët, veçanërisht ata të punësuar në administratën publike, u vunë nën presion për të demonstruar preferencën e tyre politike, e cila është në kundërshtim me Paragrafin 7.7 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990.

ODIHR mori shqetësime nga qytetarët se duke votuar apo abstenuar ato potencialisht do ti ekspzonte ato ndaj ndëshkimit në komunitetin e tyre. Disa përshkruan kërcënime të drejtpërdrejta dhe shantazh për pushime nga puna apo heqjen e përfitimeve të ndihmës sociale.

Punonjësit e administratës publike dhe ndërmarrjeve shtetërore ishin nën presion të drejtpërdrejtë dhe indirekt për t’u përfshirë në veprimtari politike gjatë dhe pas orarit të punës.

Punësimi në sektorin publik varet nga përkatësia politike dhe kjo bie ndesh me paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990.

  • ANKESA DHE APELIMI

Disa vendime të Kolegjit Zgjedhor ngrenë shqetësim mbi aksesin efektiv në drejtësi.

Konstatohet shqetësim për mungesën e paanshmërisë së KQZ-së, duke treguar raste kur shumica e anëtarëve të KQZ-së votuan sipas linjave partiake. Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i konstituuar, ata ishin subjekte të procesit të vettingut, i cili mund të prek sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë në pavarësinë e tyre.

ODIHR ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit, mirëpo për këto raste nuk është regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal nga prokuroria. Ka një shqetësim për mungesën e përgjithshme të efektivitetit të hetimeve penale që kontribuojnë në perceptimin e përhapur të pandëshkueshmërisë mbi krimet elektorale të kaluara, duke përfshirë votimin dhe presionin ndaj votuesve.

  • VËZHGUESIT ZGJEDHOR

Vëzhguesit ndërkombëtar nuk u lejuan sipas ligjit që të vëzhgonin procesin e mbylljes së qendrave të votimit, të vlerësonin protokollin tabelimit të rezultatit të votimit, duke kufizuar kështu aftësinë e tyre për të shqyrtuar në mënyrë efektive proceset e numërimit dhe tabelimit.

  • DITA E ZGJEDHJEVE

Dita e votimit ishte përgjithësisht e qetë, përvecc disa tensioneve të vogla.

Votuesve jo gjithmonë ju kontrollua gjurma e bojës apo jo gjithmonë u shenjua me bojë përpara dhënies së fletës së votimit.

Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit me përfaqësim nga të tjerë.

U evidentuan raste të personave që përpiqeshin të ndikonin votuesit e tjere. U vu re votimi në grup ose familjar dhe votimi me përfaqësim. Në 16 përqind të vëzhgimeve, MVZ ODIHR vuri në dukje raste të të njëjtit person që u jepte ndihmë shumë votuesve.

Të fundit