Flash News

KRYESORE

30 qershori pa opozitën, Krasniqi pesimist: Heshtja e ndërkombëtarëve e papranueshme

30 qershori pa opozitën, Krasniqi pesimist: Heshtja e

Politologu Afrim Krasniqi e quan skandaloze situatën që po shkon drejt një konflikti të pashmangshëm me një kosto shumë të madhe. Krasniqi citon edhe diplomatët e huaj, të cilët sipas tij, e shohin me skepticizëm rrugën që po ndjek Shqipëria.

Nuk është juridike kjo që po ndodh. E trishtueshme është se shqiptarët po shohin përmes ekranit të televizorit se Shqipëria po shkon drejt një situate skandaloze, drejt një konflikti të pashmangshëm me një kosto shumë të madhe, duke humbur të gjithë shanset dhe miqtë e Shqipërisë në botë. Ne që punojmë me të huajt e shohim çdo ditë e më shumë. Ka një skepticizëm në bllok ndaj gjërave si po ecën Shqipëria dhe prespektiva e saj. Dhe është e frikshme, e dhimshme dhe e papranueshme sesi kjo skemë ndodhë dhe nuk bëhet asgjë për ta ndaluar. Të gjithë këta aktorë, presidenti, kryetar opozite, maxhorance janë pjesë e fajit kush më shumë e kush më pak dhe të gjithë këta artifica teknike nuk janë as zgjidhje, as thelbi i problemit dhe as  arsyeja pse ndodhim në krizë”, sqaroi Krasniqi.

Krasniqi ndalet edhe te vendimi i presidenti, të cilin e konsideron si akt politik: “Që kur ka dalë dekreti i presidentit unë e kam gjykuar si akt politik. Përsa kohë nuk ka Gjykatë Kushtetuese askush tjetër nuk ka autoritetin për ti thënë presidentit e ka mirë apo gabim, pavarësisht se kam bindjen personale që nuk është kompetencë e presidentit për të nxjerrë një dekret të tillë. Megjithatë ishte shans për të bërë dialog politik. Dhe arsyetimi i tij, që mund të përdorej si shans për dialog politik, nuk është vetëm arsyetim i një pjese publiku në Tiranë por është dhe arsyetim i një nga kancelarive kryesore ndërkombëtare. Palët nuk e përdorën dhe sot kemi shkuar aty ku nuk kemi vetëm një president në presidencë, por dhe president në KQZ, një në kryeministri dhe një në opozitë. Secili e lexon Kushtetutën dhe ligjin siç e dëshiron”, deklaron ai.

https://www.youtube.com/watch?v=WMrOh1R5r0k

Të fundit