Flash News

KRYESORE

“30 qershori varreza politike e Edi Ramës”. Basha: Kriza jo mbi pazare, por mbi parime

Një ditë pas protestës së 9 kombëtare të opozitës, kryeopozitari Lulzim Basha ka deklaruar në faqen e tij të facebook se 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës.

“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës dhe Organizatës Kriminale të Rilindjes. Largimi i tij është vetëm fillimi.”

Basha ka publikuar gjithashtu edhe 70 foto të protestës së mbrëmshme, të cilën ai e quan “oqeani i shpresës”.

Më tej Basha shkruan se kriza do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime, dhe rruga e zgjidhjes kalon përmes standardeve evropiane.

Të fundit