Flash News

KRYESORE

30 të lënduar në avionin e ‘Turkish Airlines’, shqiptari në bord nxjerr videon: I shpëtova një rrëmuje tjetër lart në qiell

30 të lënduar në avionin e ‘Turkish Airlines’,

Rreth 30 persona janë lënduar, në avionin në fluturim të linjës ‘Turkish Airlines’, për shkak të turbulencave të forta.

Veç panikut që kanë përjetuar pasagjerët, disa prej tyre janë lënduar nga përplasjet e fuqishme. Në bord, ndodhej edhe një shqiptar, i quajtur Sead Nikaj.

Ai ka publikuar pamjet e tmerrit që kanë përjetuar pasagjerët, disa prej tyre të gjakosur e të frikësuar.

“Falë zotit dhe bekimeve tuaja që më bëtë pas incidentit në Podgoricë i shpëtova edhe një rrëmujë tjetër, por kësaj here lart në qiell”, shkruan shqiptari i cili u bë i njohur pak ditë më parë me simbolin e shqiponjës që bëri në aeroportin e Podgoricës, pak para zgjedhjeve në Tuz.

Aeroplani u ul në aeroportin e New Yorkut në orën 5:35 të mëngjesit pas largimit nga Stambolli.

Të fundit