Flash News

KRYESORE

30 të mitur të prekur nga fruthi, mjekët iu bëjnë thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët

30 të mitur të prekur nga fruthi, mjekët iu bëjnë

Mjekët kanë bërë me dije se janë shtuar rastet e fëmijëve që preken nga fruthi dhe kjo gjë duket se i ka ndërgjegjësuar prindërit të vaksinojnë fëmijët e tyre. Të shumtë janë edhe ata që refuzojnë vaksinën duke e lidhur atë me autizmin.

Tirana ka numrin më të madh të prindërve që refuzojë të bëjnë vaksinën e MMR tek fëmija një vjeç ose e shtyjnë disa muaj.

“Është mirë që vaksina të bëhet që në moshën 9 muajsh dhe jo të shtyhet pasi qarkullimi i fruthit apo edhe i varicelës rëndon gjendjen e fëmijës deri në vdekje”, thotë Mimioza Cabiri, mjeke pediatre.

Sipas ISHP, numri i të prekurve nga fruthi që nga 1 Janari deri të martën në darkë ka shkuar në 30 raste, kryesisht të grupmoshës nën 2 vjeç. ISHP i bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët pasi rritja e infeksioneve respiratore dhe gripit gjatë kësaj kohe shton rrezikun e rënies në kontakt me virusin e fruthit.

Të fundit