Flash News

KRYESORE

30 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, humb jetën në mëngjes një 52-vjeçar nga Kruja

30 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, humb jetën në

Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga koronavirusi në vend.

Së fundmi betejën nga Covid-19 e humbi mëngjesin e sotëm një 50-vjeçar, nga Kruja.

Siç ministria e Shëndetësisë njofon, pacienti që ka humbur jetën qëndronte prej 8 ditësh i intubuar.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv", njofton ministria.

Sipas të dhënave zyrtare deri tani numërohen 750 persona të infektuar me koronavirus në vend, ku 14 raste të reja pozitive u konfirmuan ditën e sotme.

Ndërkohë, në dy spitalet COVID vazhdon beteja për shërimin e të shtruarve.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive. Nderkohe qe në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar”, sqaroi ministria e Shëndetësisë.

Sa i përket personave të shëruar, po në shifra zyrtare, rezultojnë 431, ku ditën e sotme, listës së të shëruarve iu shtuan 9 pacientë.

Të fundit