Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
30 vjet nga eksodi i 2 korrikut, Zëri i Amerikës: Shqiptarët edhe sot sërish me sytë nga ambasadat perëndimore
Si sot, 30 vjet më parë, disa mijëra shqiptarë hynë në mjediset e ambasadave perëndimore në Tiranë dhe kërkuan strehim politik për t’u larguar nga Shqipëria.
Për afro gjysmë shekulli, diktatura komuniste e shndërroi Shqipërinë në vendin më të varfër dhe më të izoluar të kontinentit.
Hapja e ambasadave ishte për shqiptarët shenja e parë e lëvizjes antikomuniste të po atij viti.
“U futa te kthesa prapa ambasadës gjermane me shpejtësi 70 km në orë, aq sa makina u mënjanua. Polici aty nxori pistoletën dhe na qëlloi, por unë manovrova me timonin dhe ai u hodh në krahun tjetër. Pastaj u dëgjua përplasja e madhe e makinës me murin rrethues dhe nuk di më a ndaloi vet makina apo e ndalova unë. U plagosa në krah dhe gjaku plasi rrëke” - thotë shoferi Ylli Bodinaku.
Ai është një nga mjeshtrat më të njohur të automjeteve në Shqipëri, jo vetëm për shkak të profesionit, por sepse më 2 korrik 1990 u bë heroi i ditës.
Ish i burgosuri politik, atëherë 37 vjeçar, rrëzoi me kamion murin rrethues të ambasadës gjermane, duke u futur në oborrin e saj me familjen dhe fëmijët e mitur si dhe 40 persona të tjerë përsipër. Ylli sfidoi të gjithë rrethimet e policisë dhe Sigurimit të Shtetit, duke i krijuar mundësinë një morie shqiptarësh të kërkonin azil politik nga vendi më i izoluar i Europës pas 45 vjet diktaturë të pashembullt komuniste.
“Brenda ambasadës gjermane ishte një mrekulli, dhe na bënë një pritje të jashtëzakonshme. Diplomatët ishin heronjtë e vërtetë për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë. Ata ndihmuan 3 mijë e 200 vetë me ushqime të pakta dhe pa ujë, edhe me pengesat që vinin nga jashtë, si bllokimi i qëllimshëm i tualeteve, dhe vështirësi të tjera nga rrethimi. Ishte një staf aq i vogël dhe menaxhuan gjithçka për mrekulli. Edhe bukën për ne e blinin në dyqane jashtë kryeqytetit, deri në Durrës e në Kavajë, se në Tiranë nuk mund të blinin aq shumë” - kujton Bodinaku.
Pas 10 ditësh afro 5 mijë 200 shtetas shqiptarë, që hynë në ambasadat e vendeve perëndimore u lejuan nga qeveria komuniste të dilnin nga vendi dhe të shkonin në ato shtete. Studiuesi i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, dr.Ledion Krisafi thotë se 2 korriku 1990 është një nga datat më të rëndësishme të Shqipërisë, e cila ndryshoi dukshëm historinë e shtetit shqiptar në 3 dekadat e fundit.
“Ai ishte çasti kur diktatura komuniste gjysmë shekullore praktikisht mori fund. Ky ishte çasti kur diktatura humbi legjitimitetin e saj, sepse populli po e linte anijen, që ishte duke u mbytur. Kjo ishte goditja përfundimtare që mori ai regjim” - thotë ai.
Studiuesi Krisafi thotë se sot 30 vjet pas asaj përpjekje të shqiptarëve për të hyrë nëpër ambasada dhe për të ikur nga ai regjim shtypës e mizor, është ironik fakti se shqiptarët përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë; të kërkojnë çdo lloj mënyre për të ikur nga Shqipëria.
“Ky është dështim i forcave politike në 30 vitet e fundit, ndaj duhet studiuar se cilat janë gabimet që shqiptarët janë sot në të njëjtat kushte. Shqiptarët po përpiqen të bëjnë pikërisht atë që bënë 30 vjet më parë, ndaj klasa politike që ka drejtuar Shqipërinë në 3 dekada ka dështuar të krijuar institucione më të mira, ekonomi më të mirë, mjedis më të mirë dhe kushte më të mira jetese, që shqiptarët të mos bëjnë më si në vitin 1990” - thotë studiuesi i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.
Pas disa vitesh punë në Gjermani, ku u bë mjeshtër i makinave Benz, Ylli Bodinaku u kthye në atdhe me një kamion me vegla pune, dhe hapi një servis automjetesh, ku riparon kryesisht makina gjermane. Por ai thotë se u zhgënjye shpejt.
Zyrtarët e detyruan të dëmshpërblinte kamionin e shkatërruar në muret e ambasadës gjermane, por zhgënjimi më i madh erdhi kur shihte se demokracia nuk po zhvillohej si e donin njerëzit dhe si e pa ai në perëndim.
“Politikanët tanë nga të gjitha palët asnjë nuk ka menduar për Shqipërinë as për shqiptarët. Motoja ime ka qenë që “Gjermaninë ta bëjnë gjermanët. Shqipërinë ta bëjnë shqiptarët”. Kurse këta politikanë po i përzënë shqiptarët. Më dhimbset ky vend, një vend aq i bukur aq i mirë, por që menaxhohet në këtë formë. Ligji nuk funksionon dhe drejtësi nuk ka. Fukarai var veten se nuk paguan dot një faturë energjie, ndërsa krimineli milioner del nga burgu për dy javë. Pasanikët nuk e kanë frikë ligjin dhe gjyqin, sepse kanë para dhe i blejnë. Më vjen keq për brezin e ri sot. Mirë ne, që dinim pak, dhe maksimumi lexonim ndonjë libër të verdhë, por këta sot i dinë të gjitha, kanë parë jashtë shtetit dhe i nënshtrohen këtij lloj regjimi?!” - thotë ai.
Studiuesit mendojnë se regjimi komunist ishte më mizori dhe më shkatërrimtari nga gjithë regjimet e Europës Lindore, por edhe sot kushtet ekonomike vazhdojnë të jenë të rënda, dhe ky është një tjetër dështim i forcave politike, që nuk eci në të njëjtin hap me vendet e Europës Lindore, të cilat u zhvilluan shumë më shumë se Shqipëria, e cila ende diskutohet nëse e mbylli apo jo tranzicionin.
“Shohim sot nga vendet e Europës ish-komuniste; Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria etj. janë pjesë e BE-së dhe kanë nivelin e jetesës pothuajse baraz me atë të Bashkimit Europian. Ndërsa këtu tek ne, pas 30 vjetësh nga 2 korriku 1990, Shqipëria ka arritur vetëm sa 30 për qind e të ardhurave të Bashkimit Europian, sipas të dhënave zyrtare. Shqipëria është ende vendi më i varfër në Europë” - tha dr. Krisafi.
Hapja e ambasadave perëndimore atë korrik për shqiptarët e varfër dhe të shtypur nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës dhe pasuesve të tij pas vdekjes ishte shenja e parë se pas pak muajsh po vinte lëvizja antikomuniste e studentëve.
Bashkë me revoltën e tyre erdhi edhe pluralizmi politik. Ndërsa sfida për ta bërë Shqipërinë një vend demokratik mbetet e njëjta. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38