Flash News

KRYESORE

30 vrasje në katër muaj, gazetarja tregon të njëjtin detaj në të gjitha rastet

30 vrasje në katër muaj, gazetarja tregon të njëjtin detaj

Në 120 ditë ka patur 20 vrasje në Shqipëri ku është përdorur arma. E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, gazetarja e News 24, Dorjana Bezat tha se është e frikshme po të shohësh një detaj në të gjitha këto ngjarje.

“Shumica e vrasjeve janë bërë me armë zjarri. Është e frikshme të dëgjosh se sa lehtë e gjen një armë në këtë vend, edhe me 100 euro e gjen, kjo është një lehtësi e frikshme. Është krijuar një frymë që policia dhe Ministria e Brendshme është bunkerizuar, nuk flet për gazetarët”,- tha gazetarja.

Ndërsa sipas sociologut Alfred Halialj, kur shoqëria dëgjon për ngjajre të tilla pëson shok.

“Kur një shoqëri traumatizohet përditë me ngjarje të tilla kjo ndodh, frika hyn tek gjithsecili. Situata është përtej pasqyrimit në media. Jemi në situatën që një i ri që punon me ndershmëri nuk shpërblehet duke arritur tek një fazë e dytë kriminaliteti për tu pasuruar shpejt. Niveli i kriminalitetit ka të bëjë me mënyrën e fitimit të parave në mënyrë të shpejtë”,- u shpreh ai.

Të fundit