Flash News

KRYESORE

300 banesa e biznese rrezikojnë shembjen, banorët e ‘Astirit’ marshojnë në rrugë

300 banesa në ‘Astrit’ rrezikojnë të shemben. Banorë dhe biznese u mblodhën ditën e sotme te Unaza e Re për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për zgjerimin e rrugës dhe shembjen e një sërë objektesh.

Zëri i banorëve nuk po dëgjohet ndërsaj projekti ka nisur të zbatohet pa asnjë lloj konsultimi paraprak, shkruan Opinion.

Banorët thanë se përpara disa ditësh u kanë shkuar punonjës të ARRSH (Autoriteti Rrugor) dhe iu kanë thënë se brenda 10 ditësh duhet të lironi banesat pasi do të nisen shembjet.

Të revoltuar ata shprehen se projekti ka ndryshuar duke bërë që përpos autostradës nga Pallati me Shigjeta tek Dogana, të ndërtohet edhe një rrugë dytësore paralele. Ata thanë se janë 300 objekte që janë njoftuar se do të shemben.

Kujtojmë se Unaza e Re është një rrugë e njohur tregtare ku vitesh zhvillojnë veprimtarinë biznese në fushën e ndërtimit e të hidrosanitareve.

Të fundit