Flash News

KRYESORE

“300 mijë vende pune” Basha sulmon Ramën: S’gjen dot 3 të punësuar, broshurat me foto të blera 1 dollarë

“300 mijë vende pune” Basha sulmon Ramën: S’gjen dot

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është sot në Fier nga ku po zhvillon një takim me qytetarët.

Gjatë fjalës së tij Basha sulmoi Ramën se jo vetëm që nuk mbajti premtimin për 300 mijë vende pune, por nuk gjen dot as 3 të punësuar dhe broshuarat i bën me foto të blera 1 dollarë në internet.

“Do anulloj çdo projekt ogurzi që ndot ajrin e Fierit. Unë ndërtova rrugën e Kombit pa fishekzjarre për fasada, turp i madh. E kishte në dorë të ulte taksat dhe të gjente 300 mijë vende pune por zgjodhi t’i braktisë. 16 miljard euro ka harxhuar Rama, por jo për vende pune, por për palma, fishekzjarre dhe fasada.

S’gjeti dot 3 të punësuar, por edhe broshurat i ka bërë me foto të 3 të huajve të cilët i ka blerë me nga 1 dollarë. Më Ramën ka shkuar 56% numri i shqiptarëve që duan të ikin” tha Basha nga Fieri.

Të fundit